Emisari i BE’së në bisedimet Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një postim ne profilin e tij në “X” pas takimit që pati sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutimet me Kurtin, Lajçak i ka quajtur të dobishme.
Sipas Lajçak, me Kurtin biseduan për perspektivën strategjike të Dialogut për periudhën e ardhshme dhe marrëdhëniet Kosovë-BE.
“Me Kryeministrin Kurti patën një diskutim të detajuar dhe të dobishëm për perspektivën strategjike të Dialogut për periudhën e ardhshme. Ne folëm edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, njofton Lajçak,
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha të martën se me gjithë fillimin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë dhe targat e makinave, procesi i dialogut në pamje të gjerë ka shënuar përparim të paktë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Ai ka thënë se çështja e valutës së dinarit, qarkullimi i të cilit pritet të ndalohet nga 1 shkurti në Kosovë, është diskutuar me Kryeministrin Kurti. Por, Lajçak nuk ka folur shumë për këtë.
I pyetur nëse Kryeministri Kurti është i gatshëm të shtyjë vendimin për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, emisari i BE-së ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për këtë çështje, por se sipas tij më shumë informata do të jepen nesër.
Ndryshe, BQK në një njoftim dje nuk ka dhënë sinjale për tërheqje për dinarin. Pas një takimi me Ambasadorin e SHBA’së Jeff Hovenier ata kanë shpjeguar se në Veri ka banka e këmbimore.