Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim krerët e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kurti i njoftoi ata për takimet e bisedat që ka pasur me krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut dhe ata e njoftuan për zhvillimet politike atje.
Po ashtu, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se situata shoqërore dhe ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoninë V, si dhe nevoja për përmirësimin e raporteve ndëretnike, ishin po ashtu tema diskutimi.
Në anën tjetër, liderët e partive opozitare ia kanë shprehur Kurtit propozimin e tyre për president të Maqedonisë së Veriut.
“Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, thuhet në njoftim