Në mesin e shumë grave ndaj të cilëve është ushtruar dhunë fizike e psikike është edhe një 21-vjeçare nga Gjakova, e cila është sulmuar brutalisht nga i dashuri i saj.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se vajza e re nga dhuna e përjetuar ka pësuar lëndime trupore dhe si rrjedhojë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë 21-vjeçarja ka denoncuar edhe rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.
Si rezultat i denoncimit, 25-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.