Kryeministri i Maqedonisë, Talat Xhaferi ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë prejse ka marrë detyrën.
Ai ka shkruar se pret nga të gjithë ministrat që të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve.
“Sot e hapa seancën e parë të Qeverisë. Pres që të gjithë anëtarët e Qeverisë të investojnë gjithë diturinë dhe përvojën e vetë dhe do të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve dhe se të gjitha sfidat para nesh do i kalojmë së bashku, në mënyrë transparente dhe profesionale”, ka shkruar ai.