Vozitën me 152 km/h në zonën për 40 km/h, dënohen me 300 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndëshkuar dy persona, të cilët në zonën e kufizimit me 40 km/h, kanë vozitur me shpejtësi 152 km/h.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Mitrovicë, ku personat janë ndalur nga Njësia e Trafikut gjatë matjes së shpejtësisë me radar.

“Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.