Ka përfunduar tashmë intervistimi i Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzim Fejzullahut, i cili u rrah për vdekje nga dy persona të mitur.
Rrahim Fejzullahu ka treguar arsyen e ftesës në policinë e Kosovës.
Ai thotë se është ftuar për të dhënë një deklaratë lidhur me intervistën e dhënë ku thuhej se fëmijët dhe gratë janë të lirë të lëvizin kurse të rriturit jo, duke aluduar që familja Fejzullahu është mbështetur në ligjet e Kanunit.
“E dhashë një deklaratë lidhur me drejtorin e shkollës i cili më ka ftuar në intervistë me i liru fëmijët nga shkolla, të gjithë janë të lirë për momentin dhe gjithmonë do të jenë. Ia kam lënë prokurorisë, nuk jam kërcënues, nuk mendoj asgjë keq”.
I njëjti gjithashtu tha se deklaratat e tij lidhur me “besën 1 mujore” po keqpërdoren.
“Lidhur me deklaratat e mia të mëparshme, nuk kam menduar në atë aspekt por po keqpërdoret”, tha ai për RTV Dukagjini.