Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien i ka mirëpritur vizitat që emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak po i bën në Beograd dhe Prishtinë, më saktë takimin që e pati sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe nesër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
O’Brien shkroi në “X” se SHBA e mbështet fuqishëm dialogun, duke theksuar nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjeve, “duke përfshirë Asociacionin”. Ai ka kërkuar që të ecet përpara me zgjedhjet lokale në veri të Kosovës dhe ka kërkuar koordinim përpara se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon transaksionet me dinarë serbë.
“Mbështetje e fortë e SHBA-së për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Nevojë për zbatimin e plotë të marrëveshjeve, duke përfshirë Asociacionin. Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të shkojnë përpara; koordinimi përpara zbatimit të rregulloreve të reja të monedhës”, ka shkruar O’Brien