Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur prioritetet e Ministrisë përgjatë vitit 2024.
Ai ka publikuar edhe buxhetet e planifikuara për këtë vit kalendarik.
Sipas Pecit prioritet do të jenë subvencionet dhe grantet e dhëna për të cilat është ndarë një shumë mbi 60 milionë euro.
Rëndësi të veçantë do të ketë edhe ngritja e kapaciteteve të sistemit ujitës.
Njëkohësisht, përmes Marrëveshjes Ndërkombëtare me Qeverinë Gjermane- GIZ, do të bëhen investime të shumta në agroturizëm e zhvillim rural, ku është paraparë një shumë me vlerë rreth 20 milionë euro.