Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se kryeministri i Kosovës duhet ta zbatojë Kushtetutën.
Humolli ka folur rreth çështjes së dinarit që kryeministrit iu kërkua nga shtetet e QUINT-it ta pezullojë.
“Dinari është mjet pagese i shtetit serb, nuk është mjet i pagesës së shtetit të Kosovës. Kryeministri duhet të zbatojë Kushtetutën”, tha Humolli.
Humolli thotë përsëri se qeveritarët janë në ndikim të Radojqiqit, teksa çështjen e dinarit e quan lojë të kryeministrit Kurti.
“Kryeministri, Qeveria dhe shumica në Kuvend nuk duhet ta dëgjojnë Radojçiqin, kanë rënë në ndikimin e këtij të fundit me rastin e votimit të buxhetit për veteranët e luftës dhe sigurimin e institucioneve të sigurisë”, tha Humolli.
“Kjo është minim i sigurisë së vendit. Politika serbe punon dhe i ka urdhëruar që të demotivohet kushdo që punon në interes të Kosovës. Për këtë besoj se loja me dinar është më shumë për të treguar patriotizëm fallc të Qeverisë”, shtoi Humolli