Sindikatat dhe punëtorët e kompanisë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), kanë protestuar sot para objektit të kësaj ndërmarrjeje.
Përmes kësaj proteste, ata kanë shprehur pakënaqësinë me “rritjen e përshkallëzuar” prej 15% deri 3% të pagave, që siç thanë e thellon dallimin mes punëtorëve dhe stafit menaxherial.
Ndryshe, javën e kaluar, kryetari i sindikatës Arben Pllana, tha për Sinjalin se ndihen të neglizhuar pasi ky vendim i bordit të KOSTT-it është marrë pa pëlqimin e tyre.
Pllana tha se konkurset e brendshme janë bërë shqetësim, pasi po hapen konkurse të jashtme për t’i nënçmuar punëtorët e brendshëm.