Një grua dyshohet se tentoi t’i jap fund jetës, te banesa ku jeton, në Vushtrri.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër, ku ka marrë trajtim mjekësor e më pas ka rrëfyer gjithë rastin në Polici.
Bazuar në dëshminë e gruas, motivi dyshohet të jetë gjendja e rëndë emocionale si pasojë e dhunës psikike së ushtruar nga bashkëshorti dhe familja e tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast dhe pritet të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme hetimore, teksa viktimës i është lëshuar urdhër për mbrojtjen e përkohshme emergjente.