Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.
Pas këtij momenti ai bashkë me kabinetin e tij është pritur nga Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar Xhaferi, i cili tha se është e rëndësishme degët shtetërore të funksionojnë.
“Është me rëndësi të veçantë që degët shtetërore të funksionojnë në mënyrë të koordinuar dhe vazhdimisht të bashkëpunojnë në dobi të qytetarëve dhe shtetit. Sot Presidenti Pendarovski organizoi pritje për nder të Qeverisë së sapozgjedhur”, ka shkruar Xhaferi.