Vëllai i Talat Xhaferit e barazon atë me Ajnshtajnin për nga koeficienti i inteligjencës

Vëllai i Talat Xhaferit, Neshat Xhaferi ka folur për emërimin e tij si Kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

Neshat Xhaferi ka thënë se i vëllai i tij punon shumë dhe se e ka koeficientin e inteligjencës më të madh se të Albert Ajnshtajnit.

“Po të vijë edhe pas orës 00:00, së pari shkon lexon drejtësi dhe aq e ka koeficientin sa Ajnshtajni, ndoshta pak më të madh”, ka thënë Neshat Xhaferi.

Ai e ka parë Talat Xhaferin si personi i duhur për të udhëhequr vendin.

“Na gëzoi dhe e kam ditur që do të votohet sepse ai punët nuk i len në gjysmë, përherë me përkushtim kryen detyrat edhe kur ka pengesa të paarsyeshme nga partitë ose deputetët tjerë, ai gjen përherë një rrugë më të drejtë dhe më reale për bashkëjetesën e popullit në Maqedoni”, ka thënë ai për KlanKosova.