Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar homologun e tij, Talat Xhaferin, për zgjedhjen si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Kurti tha se i dëshiron sukses Xhaferin për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh, sipas tij, do ta çoj në zgjedhje vendin fqinj e partner të Kosovës.
“Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi”.
“Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, kreu i qeverisë tha se për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, është i sigurt se do të vazhdojnë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar me homologun Xhaferi, ashtu siç, sipas tij, ka ndodhur edhe me parardhësin e tij, Kosovaçevskin