LlNjë grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45 në një pompë derivatesh në fshatin Gerlicë të Ferizajt.
Sinjali mëson se një person i armatosur ka hyrë brenda pompës ‘Ada Gas’ ku nën kërcënimin e armës ka detyruar punëtorët që të shtrihen në tokë e më pas ka arritur që të marr rreth 3 mijë euro nga arka.
Njësitet policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me dy punëtorët të cilët kanë deklaruar se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të identifikuar personin e dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.