Politikani serb Nikola Sanduloviq ka thënë se vajza e tij është marrë në pyetje për 4 orë nga BIA, pasi e njëjta bri homazhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Sanduloviq ka thënë se pas katër orëve marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, vajza e tij dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në Serbi.
Ai i ka bërë thirrje Evropës, Britanisë së Madhe dhe SHBA’së që “ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre”.
“Pas 4 orësh marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, Klara Sanduloviq dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në vendin e tyre! Evropa, Britania e Madhe dhe Amerika duhet ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai.