“Aktivizohet Kanuni i Lekës” në Podujevë, një muaj besë për familjen e dorasit të Lulzim Fejzullahut

Siç parashihet me Kanunin e Lekë Dukagjinit, familja e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva që u godit me veturë dhe u rrah brutalisht për vdekje më 13 janar, ka vendosur që t’i jap besë familjes së dorasit.

Bekim Jashari, kryeimam në Podujevë ka thënë se Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzimit i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar imami në Facebook.

Ndërkaq nesër prej orës 13:00 në Podujevë do të organizohet një marsh, ku do të kërkohet drejtësi për Lulzimin.