Pronari i Gjirafës, Mërgim Cahani, në “Pressing” të T7, ka thënë se nga asnjë qeveri nuk ka pasur pengesa ose vështirësi që të rriten bizneset.
Cahani tha se Kosova qëndron më së miri në rajon sa i përket taksave, derisa shtoi se Maqedonia e Veriut e ka TVSH’në pak më mirë se Kosova.
“Prej që jemi shtet i pavarur, nuk kemi pasur vështirësi apo pengesa nga asnjë qeveri që nuk na ka mundësu neve me u rritë e me u zhvillu. Taksat janë pothuajse më të mirat në rajon, i ki 10 për qind taksën e korporatës. Nuk janë më të mirat, por janë në top. Psh. Maqedonia TVSH’në në teknologji e ka pak më mirë, legjislacioni është okej, por mungojnë disa gjëra elementare psh instrumentet e investimit. Në përgjithësi është mirë, por nëse një kisha pasë me zgjedh nga të gjitha është që me iu ofru investitorëve më kredibilë mbështetje pak më të madhe, por edhe investitorëve lokalë që me jau lehtësu punën”, tha Canhani në “Pressing”.