Themeluesi i American School of Kosova, Ardian Hoxha, në “Pressing” të T7 ka thënë se njerëzit në Kosovë para liberalizimit të vizave kanë qenë të ngarkuar se nuk kanë mundur të dalin jashtë.
“Duke mos mujt me dalë jashtë, normal që vec ngarkohesh, plus duke pa filma, duke pa përmes internetit, i sheh vec skenat e mira edhe thu ‘na metëm këtu, keq, katastrohë, e këta u kënaqën jashtë’. E mira e liberalizimit është që jena cliru prej një burgu virtual”, tha Hoxha.
Ai tregoi se çka i ka thënë një biznesmen tjetër lidhur me ikjen e punëtorëve pas liberalizimit të vizave.
“Më tregoi Fatoni, pronari i Villa Gërmisë, tha dy tre muajt e fundit të vitit të kalum na kanë terrorizu punëtorët tu na thënë ‘vjen 1 janari, vjen 1 janari’. Erdh 1 janari, qitash në janar s’po flet kërkush, s’pe përmend kërkush, ska dalë kërkush, krejt janë qaty”, tha Hoxha.