Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka marrë vendim për shkëputjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer.
Ai thotë se ky vendim ka ardhë pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.
I njëjti paralajmëron se në vijim do të prezentojë të gjeturat e këtyre keqpërdorimeve që lidhen me patentë shofer.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.
Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.
Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.