Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, sot ka qëndruar në Strasburg në asamblenë e këshillit të Evropës ku ka parashtruar dy pyetje.
Në pyetje e drejtuar sekretares gjeneralë të Këshillit të Evropës, Musliu-Shoshi ka theksuar se akti terrorist që ka ndodhur në Kosovë ka pasur për synim destabilizimin e paqes dhe sigurisë në Kosovës dhe të gjithë rajonin.
Deputetja gjithashtu theksojë se ky rast kërkon raport të veçantë nga Asambleja e Këshillit të Evropës dhe Këshilli i Evropës, përcjell IndeksOnline.
“Këtë kërkesë e theksova edhe në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci e ku u përkrahë unanimisht, e drejtova si pyetje dhe kërkesë edhe tek Sekretarja e Këshillit të Evropës, e cila e përkrahi. Kosova dhe qytetarët e saj duan paqe, siguri, integrim dhe prosperitet”, ka thënë Musliu-Shoshi.