Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në njoftimin e tij për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka thënë se Maqedonia e Veriut i përkrah aspiratat e Kosovës për integrimin në institucionet euro-atlantike.
Ai ka thënë se shteti maqedonas si anëtarë i NATO-s do të japë kontribut në mbështetje të paqes në Kosovë përmes pjesëmarrjes në KFOR.
“Të dyja shtetet kultivojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet. Shprehëm interes për përparim të tij në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. I mbështesim aspirimet euroatlantike të Kosovës. Si anëtare e NATO-s japim kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, ka shkruar presidenti maqedonas në gjuhën shqipe në llogarinë e tij në twitter.