Festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, në vitin 2022 i dedikohet poetit Xhevdet Bajraj.
Inspiruar nga vargjet e poezisë “Ca kokrra rrushi te Rahovecit”, është edhe slogani i këtij edicioni, i cili mbahet me 2, 3 dhe 4 shtator në Rahovec.
https://permbledhja.com/ngjarje-e-rende-ne-rahovec-i-mituri-e-dhunon-te-mituren/
Agron Sokoli, drejtor i “HardhFest” ka shpalosur programin e edicionit të sivjetmë, i cili do të ketë aktivitetet e shumta që kanë për qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e artistëve të rinj.
Edhe sivjet “HardhFest” pret vizitorë të shumtë nga vendi, rajoni dhe Evropa, andaj Sokoli pati një thirrje për qytetarët e Komunës së Rahovecit që të lirojnë dhomat për t’u akomoduar vizitorët./21Media