Ka vdekur në moshën 56-vjeçare, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Krasniqi.
Milaimi nga Negroci i Drenasit ishte rreshtuar radhëve të UÇK-së, qysh në orët e hershme të themelimit të saj dhe stoikisht i kishte qëndruar përballë agresorit duke mbrojtur me nder e trimëri vendin.
Ai fitoi shumë beteja të rëndësishme për popullin, por jo edhe ketë të fundit, pas një beteje të shkurtër me një sëmundje të rëndë.
Milaimi do të kujtohet përherë si një burrë i ndershëm, luftëtar i devotshëm, mik e familjar i çmuar.
Varrimi bëhet nesër, ora 15:00, në varrezat e lagjes ‘Llokma’ në fshatin Negroc, Drenas.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!