Është gjetur pa shenja jete një grua në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj në Fsh. Dardhishtë të Obiliqit.
Sipas raportit të policisë, ekipi mjekësor dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës, përcjell Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është nën hetime.
“Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.