Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do vijë sot në Kosovë për vizitë zyrtare.
Pendarovski në orën 11:00 do shkojë në ndërtesën e Presidencës, ku do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30”, thuhet në njoftim.