Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, për kërcënimet që ky i fundit dyshohet t’i ketë bërë ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Pas raportimeve për aktakuzën ndaj tij, Dedaj ka thënë se ky është keqpërdorim i pushtetit për të përndjekur kundërshtarët politik.
“Keqëpërdorimi i pushtetit, për të përndjekur kundërshtarët politik, është KRIM!
Poshtë shpifjet, linçimet, diskriminimi, shantazhimi dhe përndjekjet politike stalinisto bolshevike në Kosovë, mbi baza politike, ideoligjike, gjinore, rajonale, partiake, etnike dhe fetare!”– ka thënë ai.