Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 127 vjet burg në total, 5 të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.
Vendimi i Gjykatës është aq sa kërkoi prokurorja Doloreza Musabelliu.
I akuzuari Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg, ndërsa të akuzuarit e tjerë, Bujar Leza, Xhuliano Visha dhe Skënder Vathi janë dënuari me nga 30 vite, raporton TCH.
Në janar të këtij viti, SPAK nisi gjykimin në mungesë për Jemin Sherën, i akuzuar për akuzën e vrasjes në bashkëpunim të Behar Sofisë.
Jemin Shera ishte organizatori për të vrarë Behar Sofinë dhe personi që ka marrë porosinë.
Sofia u vra në 25 shkurt 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë, pas gjashtë muajsh vëzhgim nga autorët derisa në momentin e ekzekutimit.