Ministri i Çekisë për Çështje Evropiane, Martin Dvorak ka deklaruar sot para mediave të Kosovës se dëshira e Çekisë është që ta shoh Kosovën sa më shpejt në familjen evropiane, teksa deklaroi dhe se anëtarët e saj do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Dvorak po ashtu tha se Kosova është nën presion për të treguar tiparet e saja pozitive dhe konstruktive në dialogun me Serbinë.
Gjithashtu shtoi dhe se e di shumë mirë që Kosova është duke e bërë më të mirën e saj, për çka dhe beson se kjo është mënyra më e mirë për të qenë sa më afër BE-së.
“Duhet ta përsëris që Çekia është gjithmonë aleati më i afërt i Kosovës në ambiciet evropiane dhe vërtetë duam ta shohim Kosovën në BE sa më shpejt që është e mundur. Në anën tjetër, natyrisht që ka shumë për t’u bërë më përpara kësaj. Ne jemi të gatshëm të mbështesim dhe të ndihmojmë ndoshta pak më shumë në detyrat e juaja të shtëpisë. Kosova është në presion për të treguar pikëpamjen e saj pozitive dhe konstruktive në dialogun me Serbinë, dhe përveç kësaj e di që Kosova është duke bërë më të mirën e saj, por unë ende besoj që kjo është mënyra më e mirë se si të jemi më afër e më afër BE-së. Besoj se anëtarësimi i juaj në KiE do të ndodhë së shpejti, ne besojmë që të gjithë anëtarët tanë në Parlament do të votojnë për anëtarësimin e Kosovës”, tha ministri çek para gazetarëve