Podujeva ndalon posedimin e telefonit nga nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë orëve mësimore

Komuna e Podujevës ka marrë vendim që të ndalojë posedimin e telefonit gjatë procesit mësimor.

Ky vendim do të vlejë për nxënësit, mësimdhënësit, stafin profesional dhe punëtorët tjerë në ambientet e institucioneve edukativo – arsimore të nivelit parauniversitar në Podujevë.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024”, thuhet në njoftim.