Pak para transmetimit LIVE, eksperti i komunikacionit u godit nga një veturë në zebra

Njohësi i komunikacionit Bekim Ahmeti, u gjend në qendër të një aksidenti pak ditë më parë, para se të jepte një prononcim për ATV-në në një lidhe të drejtpërdrejtë.

Ai së bashku me gazetaren e ATV-së ishte duke kaluar rrugën në zebra, kur u godit nga një veturë, ngasësi i të cilës duket të ketë qenë i shpërqendruar në rrugë.

“pak para se të fillonte ky transmetim për emisionin A LIVE, zotëri Bekim u godit nga një veturë tek zebrat. Nuk ishte në shpejtësi të lartë, por nuk ishte duke shikuar. A ishte në telefon a jo, ne nuk mundëm ta verifikojmë. Megjithatë, zotëri Bekim tani është shëndosh e mirë, i cili do të na japë më shumë detaje për këtë gjysmë rreth rrotullim i cili është në rrugën “Agim Ramadani””, tha gazetarja e ATV-së, Sara Shehu.