Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.
Pas presidentes, ministri çek Dvorak do të pritet edhe nga kryeministri i Republikës, Albin Kurti, si dhe nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, do të mbajnë konferencë për media.