Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka qëndruar gjatë ditës së djeshme në Obiliq e FushëKosovë.
Ai gjatë takimit me simpatizantë të LDK-së u shpreh se Kosova ka nevojë për një ide politike moderne, zhvillimore e shtetare.
Më tutje Abdixhiku u shpreh se mobilizimi i madh i Lidhjes po nis
Postimi i plotë:
Sonte, në dy takime të tjera mobilizuese me strukturat udhëheqëse të LDK-së në Obiliq e Fushë Kosovë.
Sa shumë energji; sa shumë vullnet për angazhim të përbashkët partiak. Mes bashkëveprimtarëve e besimtarëve të djathtë; në angazhimin monumental që thërret për një Lidhje të fortë, unike e në realitet me qytetarë.
Aktivizmi ynë partiak sot, është akt patriotik. Kosova ka nevojë për një ide politike moderne, zhvillimore e shtetare. Këtë ide e kemi tek ‘Rruga e Re’; këtë ide do ta ndajmë nëpër çdo anë. Mobilizimi i madh i Lidhjes po nis