Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, beson se aprovimi për blerjen e raketave “Javelin” për Kosovën, është një mesazh i SHBA-së ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, sidomos rreth sigurisë në Kosovë.
Ai tha se furnizimi i Kosovës me pajisje ushtarake do të vazhdojë, me qëllim që Kosova të arrijë synimin e saj, për të kaluar në një forcë ushtarake profesionale sipas standardeve të NATO-s, shkruan lajmi.net.
“Furnizimet e mëtejshme të pajisjeve ushtarake do të vazhdojnë pasi që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) synon të kalojë në një force ushtarake profesionale prej deri më 2028 që të përmbushë standardet e NATO-s”, shkroi Ben-Meir.
Këtë vendim të SHBA-së ai e arsyetoi duke thënë se është bërë për të rritur sigurinë e partnerëve të tyre evropian, njëkohësisht duke i dërguar një mesazh Presidentit rus, për mbështetjen e SHBA-së ndaj këtyre shteteve.
“Vendimi i SHBA-së që të shes 240 sisteme raketore të bartshme, të afta për të shkatërruar tanke dhe automjete tjera të blinduara u bë që të dërgojë një mesazh te Presidenti Rus që SHBA është plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar që të përmirësoj sigurinë e partnerëve të tyre Evropian- që është kritike për stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë”, shtoi ai
Ben-Meir shtoi se, kryeministri Kurti duhet të garantoj për sigurinë kombëtare të Kosovës, duke marrë parasysh se si përkrahës kanë NATO-në, të cilët vazhdimisht synojnë rritjen e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
“Edhe pse kryeministri Kurti është i obliguar të garantoj sigurinë kombëtare të Kosovës, ai duhet të shoh atë në kontekstin e përkushtimin të përgjithshëm të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor. SHBA-ja do të veprojë menjëherë të parandaloj çdo gjykim të gabuar nga ndonjë armik potencial, sidomos nga Rusia”, shtoi ai.