Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkupit është mbajtur konferenca e liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së.
Në këtë konferencë morën pjesë edhe kryeministrat shqiptar ai nga Kosova, Albin Kurti dhe ai nga Shqipëria Edi Rama.
Gjatë një pauzë të shkurtë të konferencës Kurti e Rama zhvilluan një takim së bashku.
E sot Kurti përmes një postimi në rrjetin social tregoi se çka bisedoi me Ramën.
Postimi i plotë:
Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.
Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.