Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.
E me këtë shkas ka folur edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ai ka thënë se çështja e trajnerit të kombëtares tashmë është punë e kryer.
“Çështja e trajnerit të kombëtares është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman”, ka deklaruar Ademi për ‘Kanal10’.