Guvernatori republikan, Ron DeSantis, është tërhequr nga gara presidenciale duke pezulluar fushatën e tij, ka raportuar NyTimes të dielën.
Ai është shprehur se ka marrë këtë vendim pasi mendon se kandidati tjetër, Donald Trump, është më superior për postin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
“Unë sot po pezulloj fushatën time. Trumpi është superior ndaj presidentit aktual, Joe Biden. Kjo është e qartë. E nënshkrova një premtim për të mbështetur kandidatin republikan dhe do ta respektoj atë premtim. Ai e ka mbështetjen time sepse ne nuk mund të kthehemi te garda e vjetër republikane e dikurshme”, është shprehur DeSantis, njëherit guvernator i Floridës.
Ditë më parë, Donald Trump fitoi bindshëm në zgjedhjet presidenciale në shteti ne Ioëas, e DeSantis është shprehur se ky rezultat tregon “se s’ka kuptim të vazhdojë më tutje”.