Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaron se drejtësia duhet të veprojë për vrasjen e Lulzim Fejzullahut dhe dorasët duhet të marrin dënime meritore.
Ajo shkruan se “vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës”.
“Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme”, shkruan ajo tutje në Facebook.