Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kujtuar Ibrahim Rugovën në 18-vjetorin e vdekjes.
Haziri ka përmendur edhe faktin që sot LDK-ja nuk përmendet kur kujtohet Rugova.
Postimi pa ndërhyrje:
18 vjet kur u nda nga jeta dhe 80-vjetori i lindjes së Presidentit dr. Ibrahim Rugova.
Dikur nuk ia permendnin emrin dhe thonin që LDK është e mirë, por Rugova nuk bën.
Sot ata thonë Rugova ka qenë i mirë, por LDK nuk bën. E përmendin Rugovën, por jo LDK-në!
Herë a vonë do të gjunjëzohen para veprave të tij.
E vepra e tij është LDK dhe Republika e Kosovës.