Çifti në Prishtinë rrahen me njëri – tjetrin pas një debati, përfundojnë të dy prapa grilave

Në Polici kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme edhe një çift nga Prishtina, pasi dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit, që bashkëjetojnë me njëri-tjetrin kanë pasur një konflikt verbal që ka eskaluar në sulm fizik.

Palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.