Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi ka komentuar vizitën e fundit të avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, në Prekaz. Ai tha se veprimi i avokatit serb ka pasur për qëllim kërkimin e të vërtetës se çka ka bërë regjimi i Serbisë në kohën e luftës.
Përveç kësaj, Arifi në një intervistë për KosovaPress, ka komentuar edhe deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila kishte deklaruar se Lajçak është i dështuar. Ai tha se një deklaratë të tillë nuk duhej ta kishte thënë ajo.
Ndërsa, për zgjedhjet në komunat veriore tha se për Kosovën është humbje kohe dhe se përfundimi do të jetë zero.
Analisti Arifi tha se sjellja e avokatit serb, Stojkoviq është një iniciativë pozitive për të arritur pajtimin në mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai tha se ndoshta në një fazë më të vonshme Serbia mund të jete e gatshme të deklarojë edhe faljen shtetërore.
Arifi derisa ka komentuar deklaratën e ministres Gërvalla, se Lajçak është i dështuar, tha se këtë fjalë nuk guxon ta thotë as kryeministri e as vet ajo.
Arifi theksoi se qeveria është e pakuptimtë në aspektin diplomatik.
Në fund, analisti politik, Arifi tha se Serbët në veri të Kosovës ka nisur peticionin me qëllim që të tregojnë se është lojtare pozitive.
Ai theksoi se peticioni do të përfundojë në fillim të muajit prill, por se prapë qeveria qendrore do të injorohet nga veriu dhe se Kosova do të jetë gjithmonë në situatë krizash.