Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të bëjë homazhe te varri i ish presidentit Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes së tij, në orën 09:30.
Ndërkaq në orën 11:00, ajo do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e vdekjes së ish presidentit Rugova. Aty ajo do të mbajë një fjalim.
Akademia Përkujtimore do të mbahet në teatrin e qytetit në Gjilan.
Njoftimi i plotë:
Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (21 janar 2024)
Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes.
Vendi: Velani, Prishtinë;
Në orën 11:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Vendi: Teatri i Qytetit, Gjilan.
Mirëpresim ekipet tuaja!