Sot bëhen 18 vjet nga vdekja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Për këtë përvjetor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë disa aktivitete.
Nga ora 09:15, do të bëjnë homazhe te varri i ish presidentit Rugova.
Në ora 09:30 do ta vizitojnë familjen Rugova, ndërsa në orën 11:00 do të marrin pjesë në promovimin e librit “Pushteti dhe intelektualët” të botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”.