Pal Lekaj, deputet i AAK-së, e ka komentuar koalicionin e partisë së tij me Nismën Socialdemokrate.
Në një intervistë në ATV, Lekaj është treguar goxha optimist për fuqinë elektorale të këtij koalicioni, duke thënë se do të garojnë për të fituar.
Sipas, Lekajt askush nuk do të arrijë të formojë qeverinë pa AAK-në e Nismën. Tutje, ai ka theksuar se këto dy parti bashkë do të marrin “deri mbi 20 deputetë”.
“Mendoj që deri mbi 20 deputetë…. Asnjë subjekt politik mendoj se nuk ka me mujtë me e formu qeverinë pa koalicion me këto dy subjekte Aleancë dhe Nismë.
Do të jemi çelësi i qeverisjes së ardhshme. Do të jemi prezent, do të flasim prapë dhe do e shohim se sa deputetë do ti kemi. Duke u bazuar në krejt vlerat që i kanë dy kryetarët, Haradianj dhe Limaj mendoj se në këto dy subjekte kanë njerëz kombëtarë, me vizion të qartë për vendin që e kanë dëshmuar edhe gjatë luftës edhe pas luftës edhe në qeveri” – deklaroi Lekaj.