Tahiri kritikon Osmanin dhe Gërvallën: Nga frika prej Kurtit qëndruan gojëmbyllur, u ngjallen me afrimin e zgjedhjeve

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për heshtje.

Ajo ka bërë me dije se Osmani dhe Gërvalla janë ngjallur vetëm pasi janë ofruar zgjedhjet.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se nga frika prej kryeministrit Kurti ato gjatë gjithë mandati kanë qëndruar gojëmbyllur.

“U ngjallen Vjosa e Donika pasi po afrohen zgjedhjet – gjithe kete mandat e cuan gojembyllur nga frika e votave te Kurtit qe i solli ne pushtet…nuk menduan per shtet por per pushtet!”, ka shkruar Tahiri.