Policia e Kosovës ka kryer mbrëmë bastisje në fshatin Banjskë dhe Lozhistë, lidhur me barrikat që ishin vendosur në veri të vendit në dhjetor të vitit 2022.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka treguar se çka ka gjetur nëpër shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve.
Sipas Policisë, atje janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës
“BASHKIM PËR VEPRIMTARI KUNDËR KUSHTETUESE ME QËLLIM TË SULMIT KUNDËR RENDIT KUSHTETUES TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS – Mitrovice Veri – 10-29.12.2022. Më datë 18.01.2024 Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës. Njesitet relevante jane duke u marrur me rastin”, thuhet në raport.