Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po i përfaqëson interesat e qytetarëve të vendit, prandaj është detyrë e partive të opozitës që të bashkohen dhe ta ndalin degradimin.
Haradinaj shtoi në Rubikon se koalicioni parazgjedhor i nënshkruar me 17 janar ndërmjet AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, i jep vendit shpresë për të ardhmen, transmeton klankosova.tv.
”Meqenëse po vlerësojmë se qytetarët e Kosovës janë të papërfaqësuar, pra nuk po i përfaqëson, nuk është kjo qeveria e tyre që kujdeset si më jetu ata më mirë, nuk po i përfaqëson drejt interesat tona integruese, e më tutje të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe po i lufton kategoritë e shumta të vendit, ne kemi vlerësu që është detyrë e jona të bashkohemi, ta ndalim këtë degradim të vendit, t’i japim Kosovës shpresë dhe zhvillim dhe i kemi paraqitur disa pika programore, në deklaratën tonë politike, janë 18 pika programore që janë bazë për ta ecur Kosovën përpara”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.