Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka organizuar pritjen tradicionale të kësaj partie për fillimvit.
Në fjalën e tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Kosova ka ende punë përpara e kryesorja sipas tij është marrëveshja përfundimtare me Serbinë.
“Mos harroni, Kosova ka ende punë përpara e kryesorja për Kosovën është për ta mbyllur një marrëveshje në dialog me Serbinë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës e në dakordim me ShBA-në dhe BE-në”.
“Kosova me u anëtarësu në NATO sa më shpejt të jetë e mundur, sepse anëtarësimi në NATO është ndihmesë për stabilitetin jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit dhe Kosova të ketë zhvillim ekonomik e qytetarët ta kenë jetën e mirë”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se të gjitha këto arritje pritet t’i arrijnë duke e ndërruar qeverinë.
“Si mendojmë ne t’i arrijmë të gjitha këto, ju lutëm mos u mërzitni. Ne mendojmë t’ia arrijmë sukseset Kosovës duke e ndërruar qeverinë. Ne po duam ndryshim në demokracinë tonë dhe shpresojmë që opozita do ta arrijë këtë ndryshim”, tha ai.