Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas arritjes së koalicionit me NISMAN, ka dhënë detaje përmes një konferencë për media.
Ai tha se kushdo që i bashkohet këtij koalicioni të ndihet si në shtëpinë e vet, teksa shtoi se është i hapur edhe për koalicione të reja, raporton Arbresh.info.
Për vetëbesimin e Lëvizjes Vetëvendosje ai tha se buron nga arroganca, duke shtuar se qytetari mund ta ndëshkon me gjithë besimin.