“Dil vetëm e matemi kur të duash”, i ka thënë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lilës.
Bajrami gjatë replikës së saj në seancën e Kuvendit, i tha Kusari Lilës se iu është kacavjerrë të gjitha partive politike.
“Unë e t’i matemi kur të duash. Del vetëm e matemi, ju ke kacavjerr të gjitha partive politike. Çka kemi bo na e dinë qytetarët shumë mirë, qa ke bo ti s’ke bo kurgja”, tha Bajrami.